“Apple Watch ma ka shpëtuar jetën”, shkroi biznesmeni brazilian Jorge Freire

“Apple Watch ma ka shpëtuar jetën”, shkroi biznesmeni brazilian Jorge Freire

“Apple Watch ma ka shpëtuar jetën”, shkroi biznesmeni brazilian Jorge Freire, i cili u njoftua nga pajisja e Apple se të rrahurat e zemrës së tij ishin tepër të larta. Kjo i mundësoi atij të shkonte me kohë në spital, ku u diagnostikua me takikardi.

Atij i erdhi njoftimi në orë se të rrahurat e zemrës janë të larta dhe kështu ai ishte në gjendje t’i shpëtonte sulmit në zemër. Jorge e tregoi krejt ngjarjen në profilin e tij në Facebook, se si ndodhi gjithçka, hap pas hapi, deri tek shtrirja në spital me fotografi të shumta nga shtrati i spitalit.

Shumë shpejt, historia e tij u bë virale në rrjete sociale. “Norma e të rrahurave të zemrës ishte mbi 140 për më shumë se 10 minuta, ose diçka kështu. Nuk më kujtohet krejtësisht mesazhi”, tha ai.

“S’ndjeja asgjë, as dhimbje as asgjë, kam mundur ta kem këtë takikardi për orë të tëra dhe mos ta vëreja. Për shkak të asaj që më ndodhi mua, i këshilloj të gjithë që ta përdorin këtë pajisje. Mund të shpëtojë jetë”, vazhdoi ai.

Sapo i dëgjoi lajmet se takikardia ishte zbuluar falë pajisjes së Apple, CEO i kompanisë, Tim Cook, i dërgoi atij një mesazh. Në mesazh thuhej: “Jorge, urime Viti i Ri! Jam i lumtur që je mirë tani. Faleminderit që e ndave ndodhinë tënde me ne. Kjo na frymëzon të vazhdojmë tutje. Të gjitha të mirat, Tim”.