Isa Mustafa thërret në mbledhje kryesinë e LDK’së: Po i vjen fundi pritjes së koalicionit me VV’në

Lidhja Demokratike e Kosovës me 6 janar do të mbledhë zyrtarët e saj për të vendosur për koalicionin më Vetëvendosjen

Isa Mustafa ka thirr të gjithë kryesinë e LDK’së për të diskutuar edhe njëherë në lidhje me arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, marrëveshje kjo që sjell koalicionin mes dy partive dhe formon qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Të hënën, më datë 6 janar 2020, në orën 09:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. .Ndërsa, në orën 13:00, mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit për media të LDK’së, Besian Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

Thuhet se pas përfundimit të këtij takimi, lideri i LDK’së, Isa Mustafa do të ju drejtohet qytetarëve në lidhje me qëndrimin e tyre

Ndërkaq, në anën tjetër lideri i VV’së, Albin Kurti është shprehur i bindur se gjatë muajit janar do të arrihet marrëveshja me LDK-në.

Por, mbetet të shihet se si do të shkojnë proceset e bisedimeve, kjo pas përçarjes mes dy partive pas emërimit në krye të Kuvendit si kryetar Glauk Konjufcën, i cili nuk ishte paraparë të ndodhë kjo.

Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi, pranoi që të takohet më 6 janar me Albin Kurtin dhe caktoi që takimi të mbahet në ora 15:00.