Milioneri që i humbi të gjitha, sot jeton i vetëm me qenin e tij

Milioneri që i humbi të gjitha, sot jeton i vetëm me qenin e tij

David Glashin, dikur ishte një milioner që zotëronte një kompani që merrej me gërmimet e arit në Papa Guinen e Re.

Asokohe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës, e pas një “stuhie” në bursën e vitit 1987, ai humbi pjesën më të madhe të pasurisë.

Kur e braktisi gruaja vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë. Atje i bënte shoqëri vetëm qeni.

“Dua të vdes këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa ime”, ka shpjeguar David në filmin dokumentar që flet për jetën e tij.

Ish-milioneri pranon se ndonjëherë i mungojnë bisedat me njerëz, dhe thotë se do të dëshironte që dikush ta vizitonte. Atij i pëlqen shumë natyra që e rrethon, por shtoi se nëse e gjen veten në bela nuk ka kush ta ndihmojë.

“Duhet të mendoni pozitivisht gjithë kohën, përndryshe do të çmendeni”, ka shtuar ai.