Policia e Kosovës kanë njoftuar se rasti ka ndodhur për arsye të pa njohura, ndërsa viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
I arrestuari fillimisht ndodhej në arrati, mirëpo pas përpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme.
‘Fsh. Cerrnic, Gjilan 30.12.2019 – 16:20. I dyshuari mashkull K-Shqiptar (me probleme psikike) për arsye të pa njohura ka goditur me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull K-Serb. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari fillimisht ndodhej në arrati, por pas perpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme’, thuhet në njoftimin e Policisë.