Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti i VV’së nuk do të bëjë përmirësime as në arsim, shëndetësi e në krijim të vendeve të punës, pasi që sipas tij, ai është një mashtrues.
Duke folur në Kuvendin e jashtëzakonshëm të punës së AAK’së, Haradinaj ka thënë se Kuti nuk do të mund të krijojë Qeverinë.
“Unë kam deklaruar për Kurtin që është mashtrues. Ekziston një Albin Kurti, atë që ne e njohim. Por koncepti që ai po e përfaqëson në politikë është mashtrim. Ai ka shkuar në formën e konfrontimit të asaj dhe dëmtimit që është krijuar. Ai ka bërë politikë që të mbetet në kauzë. Ai do të vazhdojë të mbetet kauzë vetë, s’ka me kriju qeverinë dhe s’do mund ta përmirësojë gjendjen ashtu siç thirret”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se një gjë të njëjtë, ish-Kryeministri dhe i pari i AAK’së e ka thënë edhe më herët.
Ndërsa, vlen të theksohet se pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë dy ftesa Kurtit që të shkojë ta marrë mandatin, të cilat ky i ka refuzuar me arsyetimin se nuk gjendet në Kosovë, teksa është parë në Prishtinë.