Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i ka ofruar ndihmën e tij kandidatit për kryemisnitër, Albin Kurtit, pas kërcënimit që iu bë nga llogaria e Facebook’ut të një kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit nga koalicioni Nisma-AKR-PD, njëherësh edhe anëtar i Nismës.
“Unë kurrë LDK-në dhe as ideologjinë time djathtiste nuk e ndërroj, por duke e parë pozicionin e tij të ngjashëm me timin në kohën e pas luftës, nëse i duhet ndihma ime Albin Kurtit, unë do ta ndihmoja me dëshirë”, ka shkruar Geci.