Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dalë në krah kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, lidhur me kërcënimin me jetë që iu bë këtij të fundit.
Ajo tha se ne nuk kemi një sistem të sigurt të drejtësisë dhe se kërcënuesit po ndiejnë rrezik nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.
“Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtësisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre”, ka shkruar Osmani.
Madje ai tha se edhe pas luftës kishte kërcënime të tilla kur nxitej urrejtje dhe vëllavrasje.
“Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më”, shkruan Osmani.