Partia Demokratike Shqiptare paraqiti aktivitetet e saj të cilat e kanë shoqëruar gjatë vitit 2019

Partia Demokratike Shqiptare paraqiti aktivitetet e saj të cilat e kanë shoqëruar gjatë vitit 2019

Sonte, në prani të shumë anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizuesve të saj, Partia Demokratike Shqiptare paraqiti aktivitetet e saj të cilat e kanë shoqëruar gjatë vitit 2019.

Në këtë organizëm pjesmarrës ishte edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Shqipërisë prof. dr. Tritan Shehu, ish kryetar i PD-së, ish zv.kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme si dhe ish ministër i shëndetësisë në Republikën e Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë të cilët gjenden në mesin tonë gjatë pushimeve të fundvitit.

Me fjalë rasti u paraqitën Arbër Shaqiri, kryetar i Forumit Rinor, Hylja Krashnica, anëtare e Kryesisë dhe këshilltare e Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së dhe Enver Mehmeti zv.kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa, në fjalimin e tij numëroi të gjitha aktivitetet që ka pasur PDSH në periudhën që po lëjmë pas, por edhe sfidat që na presin në periudhën vijuese.
Kryetari Mustafa, numëroi të gjitha ngecjet dhe çrregullimet e pushtetit aktual lokal,mashtrimet që ju kanë bërë e po i bën ky pushtet lokal qytetarëve të Komunës së Preshevës, por pashmangshëm nënvizoi diskriminimin që po vazhdon ta bëj pushteti qendror dhe qeveria serbe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në përmbyllje të fjalimit të tij, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare ritheksoi se për shqiptarët e Luginës së Preshevës, bashkimi me Kosovë mbetet zgjidhje e vetme e lirisë, prosperitet dhe zhvillimit të tyre.

Mesazhe urimi këtij organizimi i kanë dërguar Lulzim Basha, kryetar i PD-së, Dr. Sali Berisha ish kryetar i PD - së, Luan Rama përfaqësues i LSI-së, Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për bashkim dhe Memli Krasniqi, deputet i kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të pranishmëve me një fjalë rasti poashtu iu drejtua edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike prof. dr. Tritan Shehu, i cili ka ushtruar një mori funksionesh shtetërore në Republikën e Shqipërisë.
Z. Shehu. në fjalimin e tij fillimisht shprehu urimet dhe përshëndetjet më të ngrohta të kryetarit të PD-së z. Lulzim Basha si dhe liderit historik të kësaj partie z. Sali Berisha, ndërsa vlerësoi lartë punën, përpjekjet dhe angazhimin që ka bërë ndër vite e po bën edhe aktualisht Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë, si shkëndi e parë politike e organizimit të shqiptarëve në këto troje autoktone.
Ndër të tjera z. Shehu, rikthesoi se parimi i vetëvendosjes ka qenë dhe ka mbetur parim fundamental në të drejtën ndërkombëtare dhe njëkohësisht parim bazë i të drejtave të njeriut, ndërsa për shqiptarët e Luginës ky parim mbetet mjet legjitim për arritjen e lirisë së plotë të tyre.

Organizimi i shënimit të aktivitete të Partisë Demokratike Shqiptare u përmbyll duke u shoqëruar me koktej për të pranishmit.