Ditë më parë, Ministria e Financave të Qeverisë së Serbisë, ka shpërndarë mbi 6 miliardë dinarë për qytetet dhe komunat e ndryshme nëpër Serbi.
Sipas një dokumenti që ka siguruar LuginaLajm, Komuna e Bujanocit nga ky transfer i qeverisë qëndrore, ka siguruar 10 milionë dinarë, derisa Komuna e Preshevës, edhe ketë vit dështon të përfitoi mjete nga rezervat shtetërore të Serbisë.
Kjo është viti i tretë rradhazi që Komuna e Bujanocit përfiton mjete nga kjo linjë buxhetore, derisa Komuna e Preshevës, nuk dërgon as edhe një shkresë që t’i ndahen mjete nga ky fond.
Megjithate, nga ndarja e mjeteve nga qeveria, ka përfituar edhe Medvegja 10 milionë dinarë, Vranja 40 milionë dinarë dhe shumë qytete dhe komuna nëpër Serbi.
Në vijim do të paraqesim listën e komunave përfituese nga rezervat shtetërore, ku Presheva mungon edhe ketë vit: