Kadri Veseli: LDK dhe VV i dëshpëruan qytetarët, çdo bisedë e tyre ka qenë merr-jep

Kadri Veseli: LDK dhe VV i dëshpëruan qytetarët, çdo bisedë e tyre ka qenë merr-jep

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se LDK dhe VV i kanë dëshpëruar qytetarët pasi nuk arritën koalicion, derisa shton se bisedimet e tyre kanë qenë vetëm merr-jep.

Në Zonën e Debatit, Veseli ka thënë se qytetarët i kishin shpresat tek këto dy parti, por ato u merrën më shumë me ndarjen e Ministrive.

“Fillim i dëshprimit të qytetarëve, kanë me u dëshpëru edhe më shumë qytetarët tek ata që kanë vu shpresa. LDK dhe VV nuk arritën koalicion. Nuk flasin për punëtorin, minatorin, fëmijët, tre muaj ditë, çdo bisedë e tyre e kanë merr-jep. Çka po merr, çka po jep. Jo po ta jepi unë një ministri, jo po ta marr këtë”, ka thënë ai.

Tutje, Veseli ka shtuar se dy partitë në fjalë nuk janë të gatshme marrë përgjegjësi.

“Kjo situatë në të cilën kemi ardhur tash, tani mundet me na kriju krizë, për të  cilën PDK asnjëherë ose asnjë parti nuk e ka bërë këtë veprimin politik, ne jemi tu prit. Le të bëjnë qeveri, nuk janë të gatshme me marrë përgjegjësi”, tha Veseli.

Kujtojmë se LDK dhe VV janë dy partitë që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, por që nuk arritën të ndajnë pozitat për koalicion bashkëqeverisës.