Ka nisur Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Në këto momente në Kuvendin e Kosovës është zgjedhur komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve.
Me 111 vota për dhe asnjë votë kundër, Kuvendi ka miratuar këtë komision.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtare e këtij komisioni është propozuar Albulena Haxhiu, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Armend Zemaj, raporton lajmi.net.
Nga PDK është propozuar Ganimete Musliu, nga koalicioni AAK-PSD Rasim Selmanaj, Lista Serbe, Slavko Simiq dhe Nisma-AKR-PD, Albulena Balaj-Halimi.
Partia Demokratike Turke ka propozuar Fidan Jilta, Partia Liberale Egjiptiane ka propozuar Veton Berisha, Partia e Re demokratike ka propozuar Emilia Rexhepi, Partia e Ashkalinjëve për Integrim kanë propozuar për komision Hetem Arifin, Partia e Bashkuar Gorane, Elbert KrasniqI, ndërsa Partia Rome e Bashkuar ka propozuar Albert Kinolli.
Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të rijnë si dhe të zgjidhtë kryetari dhe nënkryetaret.