Ditën e djeshme portali serb ‘Viraltab’ shkroi një artikull ku thoshte se numri 11 i Romës Aleksandar Kolarov kishte lënë gruan e tij Vesna pasi ishte në një lidhej me modelen e njohur Cristina Buçino.
Menjëherë pasi lajmi është shpërndarë në rrjete sociale Kolarov dhe Buçino janë shprehur se janë thjeshtë thashetheme dhe shpifje.
E para që reagoi ishte Buçino e cila shkroi në rrjetin social Instagram:
’Nuk ju përgjigjem kurrë provokimeve.Por sot janë e detyruar se po marë me dhjetra mesazhe në lidhje me këtë thashethem që po qarkullon në rrjet për personin në fjalë që nuk e di se kush është. Por mbi të gjitha i kam me ato katër idiotët që fshihen pas këtioj thashethemi sepse askush me të vërtetë nuk e di se kush po i shkruan këto absurditete, këto gënjeshtra.’
Ndërsa Kolarov ka shkruajtur në rrjetin social Instagram:
'Është e papranueshme e turpshme dhe gënjeshtër lajmi i ditës së djeshme në lidhje me jetën timë private'.
Kolarov la gruan për Cristina Buçino? Flet futbollisti serb dhe modelja (FOTO LAJM)

Kolarov la gruan për Cristina Buçino? Flet futbollisti serb dhe modelja (FOTO LAJM)