Vetmia është sëmundje serioze dhe e shkakton vdekjen e parakohshme

Vetmia është sëmundje më e shpeshtë dhe më e dëmshme sesa varësia nga duhani apo obeziteti, paralajmërojnë shkencëtarët.

Mjekësia moderne është duke u ndihmuar njerëzve të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm, por hulumtimet e reja tregojnë se një përbindësh i ri po është gjithmonë e më prezent te jetët e njerëzve – e ai përbindësh është vetmia.

Shkencëtarët paralajmërojnë se “epidemia e vetmisë” ndikon në zhvillimin e shumë problemeve shëndetësore.

Rezultatet e studimit nga Shoqata e Psikologëve të Amerikës tregojnë se njerëzit të cilët kanë kontakte të shumta sociale janë 50 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e papritur.

Vetmia shkakton kancerin dhe e dëmton shëndetin e zemrës

Një meta-analizë e kryer me 148 studentë nga SHBA-të, Evropa dhe Australia ka treguar se izolimi social, vetmia dhe vendimi i një personi për të jetuar në vetmi i rritë tej mase rreziqet për të vdekur para kohe.

Të dhënat e mbledhura nga qindra studime të mëparshme me miliona njerëz, kanë treguar se ekzistojnë dëshmi të forta të rëndësisë së kontakteve me miqtë për shëndetin fizik të një individi.

Personat e vetmuar janë më të prirë të pinë duhan, të jenë obezë dhe të ushtrojnë më pak.

Nuk është e nevojshme të jetoni vet për t’u ndjerë të vetmuar

Një person nuk duhet të jetë fizikisht i vetëm për t’u ndjerë i vetmuar. 43 për qind e njerëzve tregojnë se pleqtë janë të vetmuar, pavarësisht se vetëm 18 për qind prej tyre jetojnë në vetmi.