Shkenca thotë se prindërit kanë një fëmijë të preferuar

Për gjatë gjithë jetës tonë, prindërit na kanë treguar një gënjeshtër.

Për gjatë gjithë jetës tonë, prindërit na kanë treguar një gënjeshtër.

Edhe nëse jeni fëmiu i urtë apo ai i zhurmshmi i shtëpisë, prindërit tuaj ju kanë bërë që të besoni se i duan të gjithë fëmijët e tyre në mënyrë të njejtë.

Por shkenca tregon një histori të ndryshme.

Në hulumtimin e fundit dhe shumë të gjatë të sociologes, Katherine Conger, del në pah një fakt që shumë njerëz kanë dyshuar gjatë gjithë kohës: Prindërit kanë një fëmijë të preferuar.

Conger dhe ekipi i saj kërkimor hulumtuan 384 familje ku vëllezërit ose motrat kanë diferencë katër vjeçare mes vete.

Hulumtimi i publikuar në Journal of Family Psychology në vitin 2005 zbuloi se 74 % e nënave dhe 70 % e baballarëve shfaqën trajtim preferencial ndaj një fëmije.

Prindërit nuk treguan se cilin fëmijë preferojnë, por sociologja dhe ekipi i saj kishin një teori të tyren.

“Hipoteza jonë e punës ishte që fëmijët më të mëdhenj preken më shumë nga perceptimet e trajtimit të diferencuar për shkak të statusit si fëmijë më i madh – më shumë “pushtet” për shkak të moshës dhe më shumë kohë me prindërit – në familje”, tha Koger.

Por hipoteza ishte krejtësisht e gabuar: fëmijët më të mëdhenj në të vërtetë thanë se ata ishin fëmija i preferuar më shpesh, ndërsa vëllezërit e motrat më të vogla thanë se “ata mund të ndjenin dallimin me vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj dhe se kjo ndikon në vetëbesimin e tyre”.

Më pas, studiuesit zbuluan se vëllezërit e motrat e vogla zbuluan këtë paragjykim për fëmijët e parë, sepse një vëlla apo motër më e madhe ishte gjithmonë një hap para tyre.

Hulumtimi gjithashtu gjeti se pa marrë parasysh të gjitha, secili fëmijë ka dyshime ndaj prindërve të tyre se ata duan ose favorizojnë më shumë një vëlla ose motër të tyre.

Pra, si është përfundimi?

Me siguri se vëllezërit e motrat e kanë të vështirë. Gjithmonë konkurrojnë për dashurinë e prindërve të tyre, duke mos ditur kush është në vendin e parë.

Por lajmi i mirë për vëllezërit dhe motrat është se marrëdhënia mes tyre shërben për shumë përfitime: Të kesh një vëlla ose motër mund të të bëjë më inteligjent.

Ndoshta është koha, që fëmijët t’i trajtojnë prindërit njejtë si ata juve: Sigurohuni që t’i doni të dy njëlloj!