Ja nga çfarë rrezikoheni nëse tymosni cigare elektrike

Tymosja e cigareve elektronike shkakton mutacione të AND-së që mund të zhvillohen në kancer.

Hulumtuesit kanë zhvilluar një studim ku kanë vendosur qeliza të kultivuara të fshikëzës dhe mushkërive të njeriut, në ndikimin e cigareve elektronike, të cilat janë të dizajnuara t’i shmangin nënproduktet kancerogjene të duhanit.

Ata kanë gjetur që qelizat kanë pësuar mutacione dhe janë shndërruar në kancerogjene në një shkallë shumë më të lartë se sa që është menduar.

Gjithashtu minjtë e ekspozuar ndaj tymit kanë përjetuar dëmtime të konsiderueshme në AND-në e tyre.

Ekipi nga Universiteti i New York, kanë ngritur dyshimin nëse përdorimi i cigareve elektronike është një alternativë e sigurte ndaj konsumimit të duhanit.

Publikimi i këtij studimi vjen pak ditë pasi Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve, ka refuzuar produktin iQOS të cigareve elektronike, me arsyetimin se nuk është më e shëndetshme se duhani.