Karim Benzema nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid.
Presidenti i klubit, Florentino Perez dëshiron të bëjë ndryshime në ekip dhe Benzema është në mesin e atyre që nuk e ka statusin e sigurt në Santiago Bernabeu.
Por, mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi francez nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid.
Benzema tashmë ka refuzuar dy oferta për largim nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.