Ky subjekt politik ka mbetur jashtë Kuvendit në bazë të statistikave pas përfundimit të numërimit të votave nga mërgata.
Këto vota do të numërohen gjatë ditës së sotme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur rreth rekomandimit të Qendrës për Numërimin e Rezultateve për rinumërim të disa vendvotimeve.
Ndryshe sipas rezultatit të votave nga diaspora, numërimi i të cilave përfundoi mbrëmë pas mesnate më së shumti vota ka fituar VV, e ndjekur nga LDK, pastaj PDK dhe koalicioni AAK-PSD.
Nga 13 mijë e 241 vota të dërguara nga jashtë Kosovës Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 7,030 vota, LDK-në, 2,158 vota, PDK 139, koalicioni Nisma-AKR-PD 916 dhe koalicioni AAK-PSD me 555 vota.