Ndonëse mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës, ish-kandidati për deputet Labinot Tahiri thotë se fitores do t’i rikthehet duke kandiduar për kryetar të Komunës, kur të jenë zgjedhjet lokale.
Në një intervistë së fundi për Klan Kosova, Labi akuzon komisionerët e partisë me të cilën kandidoi, AAK’së, se ia vodhën disa vota.
“Ka pas komisionerë të pagum aty për me i kap votat e mija, me ia vendos dikujt tjetër. S’ka mundësi me ra une në 4 mijë vota”, ka thënë Tahiri.
Ai thotë se përvoja me zgjedhjet e 6 tetorit nuk e ka zhgënjyer, pasi që të njëjta ka pasur edhe me veprimtari të tjera.
Tahiri tha se nuk do të dorëzohet, duke synuar që t’i rikthehet edhe një herë fitoreve.
“Unë nuk do të dorëzohem, nuk e di a me ndonjë parti apo i pavarur, do të kandidojë për kryetar komune”, tha ai.
Kujtojëm se AAK në këto zgjedhje ka arritur të dalë e katërta parti në radhë, duke marrë vetëm 11.97 përqind të votave.