Labi i kthehet normalitetit: Nuk e zgjodhën për deputet

Labi i kthehet normalitetit: Nuk e zgjodhën për deputet

Këngtari nga Ferizaj Labinot Tahiri, i cili qe edhe deputet në legjistraturën e kaluar ka njoftuar se në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka marrë vota të mjaftueshme për një ulëse në Kuvend

Tahiri, i cili këtë rradhë kandidoj nga lista e koalicionit AAK-PSD, nuk fitoi besimin e qytetarëve edhe për një mandat, madje edhe përkrahja nga vendlindja e tij ishte dëshpëruese.

Labi ka thënë se pavarësisht këtij rezultati ai gjithmonë do të shërbetorë i njerëzve shqiptarë, të cilëve jo rrallëherë iu gjendet pranë.

Po vazhdoj të mbaj balancimin, në mes të drejtësisë dhe padrejtësisë. Bëhet mirë! Njeriu lind dhe ndërtohet për kohën që do ti viej në qastet e duhura! Sikurse brenda kuvendit, tani edhe jasht kuvendit, do jem gjithmonë shërbetorë i njerëzve tanë”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Instragram, duke mos harruar ta veçojë Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Kujtojmë, që Labinot Tahiri  dhe partia e tij e re AAK ka dështuar me vota në qytetin e Ferizajt, kjo parti ka arritur të pozicionohet si partia e katërt në qytetin e tretë më të madh në vend.

Dobët me vota ka shkuar edhe njëri prej kandidatëve që pretendonte se ka shumë njerëz prapa vetës, Labi këtë herë  ka marrë 1209 vota.