Ambasada e SHBA-së publikon foto nga takimi i emisarit të Trump me Kurtin, Osmanin, Veselin e Haradinajn

Ambasada e SHBA-së publikon foto nga takimi i emisarit të Trump me Kurtin, Osmanin, Veselin e Haradinajn

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka publikuar disa fotografi nga vizita në Kosovë e të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell gjatë vizitës në Kosovë pati takime me të krerët e partive kryesore politike në vend, si dhe me presidentin Thaçi.

Ndërkaq, Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.