Dalin parashikimet e para për dimrin, temperatura të larta në dhjetor

Evropa Jugore parashikohet të mbetet përgjithësisht më e ngrohtë se zakonisht nga tetori deri në dhjetor

Moti më i freskët në të gjithë Evropën veriore pritet të vazhdojë në tetor dhe nëntor para se temperaturat mbi-normale të kthehen në dhjetor, tha “Weather Company”,

Sidoqoftë, Evropa Jugore parashikohet të mbetet përgjithësisht më e ngrohtë se zakonisht nga tetori deri në dhjetor, shkruan agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters”, transmeton “Balkanweb”.

Parashikimi është që Britania dhe gjithë Evropa Veriore të kenë norma më të larta të reshjeve, ndërsa pjesa jugore e Evropës do të ketë reshje më të pakta.

Todd Crawford, meteorolog kryesor, shtoi se një pjesë e madhe e Evropës veriore mund të përballet me dimrin e parë shumë të ftohtë që nga viti 2012 në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm.