Arsenali ‘bëhet me krahë’, rikthehen dyshja Bellerin – Tierney

Arsenali ‘bëhet me krahë’, rikthehen dyshja Bellerin – Tierney

Arsenali ka marrë një lajm të mirë nga ndeshja e skuadrës rezervë.


Dy mbrojtësit e krahut, Hector Bellerin dhe Kieran Tierney janë rikthyer në aksion pas lëndimeve të rënda.

Skuadra rezervë e Arsenalit ka luajtur të premten në udhëtim te Wolverhampton.

Nga minuta e parë në këtë sfidë kanë luajtur edhe dyshja Hector Bellerin dhe Kieran Tierney, që ende nuk kanë shijuar minuta në Ligën e Evropës apo Ligën Premier këtë edicion.


Mbrojtësi i djathtë spanjoll ishte jashtë fushave që nga muaji janar kur kishte këputur ligamentet.

Ndërsa skocezi Kieran Tierney iu bashkua Arsenalit në verë nga Celtic dhe ende nuk ka arritur të debutoj shkaku i lëndimit.


Dy mbrojtësit anësor luajtën për të rinjtë e Arsenalit nga 63 minuta dhe patën paraqitje shumë të mirë.