Kujdes, edhe vetëm një cigare në ditë rrezikon shëndetin tuaj

Edhe vetëm një cigare në ditë është e mjaftueshme për ta vënë zemrën në rrezik...

Shanset për të pasur sëmundje koronare të zemrës dhe goditje, kanë më shumë gjasa sesa pritet (rreth gjysma e rrezikut të pirjes së duhanit 20 në ditë).

Kjo është ajo që del nga një studim i Institutit të Kancerit UCL të Kolegjit Universitar të Londrës, botuar në BMJ.

Studiuesit analizuan 55 raporte, rezultat i 141 hulumtimeve midis viteve 1946 dhe 2015 dhe vlerësuan rrezikun relativ të pirjes së duhanit, të një cigareje, pesë ose njëzet në ditë. Ata zbuluan se meshkujt që pinë një cigare në ditë, kishin rreth 48% më shumë rrezik për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës dhe 25% më shumë gjasa të kenë një goditje në tru, se sa ata që kurrë nuk kishin pirë duhan. Për femrat, ajo ishte edhe më e lartë: 57% për sëmundjet e zemrës dhe 31% për goditje në tru. Për më tepër, njerëzit që pinë një cigare në ditë, kishin 53% të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës tek ata që pinë 20 dhe 64% të rrezikut të iktusit. Nga ana tjetër, gratë që pinë një cigare në ditë, kishin 38% të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës dhe 36% të rrezikut të goditjes së atyre që pinë 20.

“Ne kemi treguar se një përqindje e madhe e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës dhe goditjes vjen nga pirja e duhanit me vetëm disa cigare në ditë,” thonë autorët. “Kjo ndoshta është një surprizë për shumë njerëz, por ka edhe mekanizma biologjikë që ndihmojnë në shpjegimin e këtij rreziku të papritur të lartë që lidhet me një nivel të ulët të pirjes së duhanit”.

Në një editorial të lidhur, Kenneth Johnson, i Universitetit të Otavës, thotë se “vetëm ndërprerja e plotë është mbrojtëse”.