SH.F. ''Selami Hallaçi'' në Rahovicë promovoj rëndësinë e Shëndetit dhe Higjienës Menstruale

SH.F. ''Selami Hallaçi'' në Rahovicë promovoj rëndësinë e Shëndetit dhe Higjienës Menstruale

Përmes një aktiviteti që u mbajt më 18.shtator.2019 në SHF ‘Selami Hallaçi’ në Rahovicë, u promovua rëndësia e ‘Shëndetit dhe Higjienës Menstruale’. Kjo fushatë është e iniciuar nga Dr. med. Hamide Veliu Mehmeti dhe Dr.Med. Nazmi Z. Mehmeti dhe u financua nga Fondi Humanitar Rahovica me kryetar z. Agim Mustafa, në partneritet me drejtorinë e SHF ‘Selami Hallaçi’ në Rahovicë me drejtor z. Amir Sylejmani, sekretarin Bekim Hyseni dhe psikologen Klodiana Sylejmani.

Qëllimi kryesor i kësaj fushate ishte theksohet nevoja e higjienës gjatë menstruacioneve dhe të përmirësojë reagimin e shoqërisë ndaj këtij procesi biologjik i cili është i lidhur me të drejtat njerëzore të vajzave dhe barazinë gjinore. Si pjesë e ngjarjes në SHF ‘Selami Hallaçi’ u bë:

1. Shpërndarja e 80 informatorëve me titull ‘Shëndetit dhe Higjiena Menstruale’ me gjithsej 50 faqe të dedikuar për çdo nxënëse prej klasës së V-të deri në klasën e VIII-të. Informatori është përgatitur në formë profesionale nga dr. med. Nazmi Z. Mehmeti dhe dr.med. Hamide Veliu Mehmeti. (Dy nga informatorët mbetën në arkivën e bibliotekës së SHF ‘Selami Hallaçi’’.

2. Mbajtja e ligjëratave profesionale nga ana e dr.med. Hamide Veliu Mehmeti mbi temën ‘Shëndeti dhe Higjiena Menstruale’ për dy orë mësimore. Një orë shkollore me vajzat e klasave të V-ta dhe VI-ta, dhe tjetra orë shkollore me vajzat e klasave të VII-ta dhe VIII-ta. Edukimi nuk pret. Shpërndarja e informacionit është çelësi kritik i zgjidhjes. Menstruacionet nuk të kufizojnë, e vetmja gjë të kufizon është mentaliteti jonë.

Ne besojmë që jetojmë në një botë ku: mund të flasim të lirë, mund të ‘gjakosim’ me nderë, nga diçka e natyrshme të mos fshehësh e mos turpërohesh, në një botë ku mund të festojmë të vetmen ‘derdhje të gjakut pa dhunë’, ku pecetat higjienike janë të mbështjella dhe monologët të heshtura, në një botë ku Ju dhe Unë, të jemi, ashtu siç jemi.

Është koha për veprim! Jo vetëm të theksohet urgjenca e kësaj çështje e shëndetit publik, por gjithashtu të theksohet fuqia transformuese e higjienës së përmirësuar menstruale për të fuqizuar gratë dhe vajzat në vendin tonë dhe të zhbllokojnë mundësitë e tyre ekonomike dhe arsimore. Po! Së bashku mund të krijojmë një botë ku asnjë grua apo vajzë nuk ka mbetur mbrapa për shkak të periodave së saj.

Është koha për veprim! Duam të krijojmë një botë në të cilën çdo grua dhe vajzë fuqizohet që të menaxhojë menstruacionin e saj në mënyrë të sigurt, higjienike, me vetëbesim dhe pa turp, ku asnjë grua apo vajzë nuk është e kufizuar nga diçka që është natyrale dhe normale ashtu siç janë menstruacionet e saj. Qëllimet e projektit:

1. Vajzat të kuptojnë pjekurinë e trupit dhe njohin ndryshimet fizike dhe emocionale gjatë pubertetit.

2. Të largohen mitet dhe idetë e gabuara në lidhje me shëndetin riprodhues.

3. Përgjigje të pyetjeve që vajzat e reja adoleshente kanë për vetveten, ndryshimet e trupit, menstruacionet dhe menaxhimin e saj në shtëpi dhe në shkollë në mënyrë higjienike.

4. Rritet vetëbesimi dhe paraqitja akademike e vajzave.

5. Menaxhim fshehtë dhe higjenik e cikleve menstruale.

Ndikimi i rezultateve të arritura në grupet e synuara:

1. Vajzat nuk do të lejnë mësimet në shkolla, sidomos gjatë periudhave të menstruacioneve.

2. Vajzat do të rriten me vetëbesim të lartë dhe me arritje të larta arsimore.

3. Nuk do kenë turp dhe siklet për të diskutuar rreth menstruacioneve.

4. Vajzat do të japin informacione profesionale dhe sigurta bashkëmoshatareve rreth menstruacioneve.

5. Do të fuqizojë vajzat adoleshente me njohuri të menaxhimit menstrual në shtëpi, në shkollë dhe çdo vend jashtë shtëpisë

 6. Do të thyhet tema tabu rreth menstruacioneve tek vajzat dhe brenda familjeve të tyre.

7. Do të largohen vështirësitë për të diskutuar çështjet e menstruacioneve me prindërit e vajzave.

8. Nuk do të injorohen në familje, shkolla dhe komunitete për shkak menstruacioneve

9. Vajzat do të ndjehen të bindura se janë i njëjti person para dhe pas menstruacioneve

Mbesim me shpresë që Komuna e Preshevës apo Shoqata tjera që veprojnë në Luginë të mbështesin këtë nismë edhe në shkollat tjera në Preshevë e më gjerë. Ne jemi të kënaqur që jemi zëri i vajzave.

Ju faleminderit!

Me respekt, Dr. Med. Hamide Veliu Mehmeti  Dr.Med. Nazmi Z. Mehmeti