Ish-kryeministri britanik David Cameron pranon se ka tymosur kanabis me bashkëshorten e tij

Ish-kryeministri britanik David Cameron pranon se ka tymosur kanabis me bashkëshorten e tij

David Cameron pranoi se vite më parë ka konsumuar kanabis me bashkëshorten e tij, Samantha-n. Sipas “Times”, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe ka sjellë ndërmend kohën kur ishte nxënës në shkollën ‘Eton’.

Cameron rrëfeu se tymosi me një grup miqsh, përfshirë atë që vite më vonë do të ishte edhe bashkëshortja e tij. Sidoqoftë, Cameron refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse kish’ marrë ndonjëherë ose jo kokainë.

Cameron u takua me gruan e tij të ardhshme, e cila ishte një ish-shoqe e motrës së tij të vogël, Clare, në një festë familjare në Kalabria, 1992.

Asokohe ajo ishte një student 21-vjeçare në Bristol, e ndërsa ai një 25-vjeçar i cili punonte si këshilltar për kancelarin e atëhershëm, Tory Norman Lamont, transmeton tch.

Çifti u matua në vitin 1996.

Një biografi e Cameron- it, botuar në 2007-n rrëfen se si ish-kryeministri për pak sa nuk u dëbua nga kolegji Eton, për konsumim kanabisi.

Në vitin 2005, në një kohë kur kandidatët e tjerë zzgjedhj0rë thanë se kurrë nuk kishin përdorur drogë të klasit A, Cameron tha se kishte bërë disa gjëra që s’duheshin bërë para se të hynte në politikë, si të gjithë.