• E mërkurë / May-01 23:28
  • Kontakt

Zyrtare: Areola kalon te Real Madridi

Alphonse Areola është transferuar edhe zyrtarisht te Real Madridi në formë huazimi nga Paris Saint Germian.

Portieri francez do të qëndrojë në huazim te Los Blancs për këtë sezon që sapo ka filluar.

Areola do të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri më 30 qershor të vitit 2020, mirëpo pa opsion për ta vlerë.

Portieri 26-vjeçar që ka tri paraqitje në Kombëtare e Francës është në kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.

Në anën tjetër, kampioni i Ligue 1 e ka transferuar Keylor Navasin me kontratë trevjeçare me një pagë prej gjashtë milionë euro në sezon.