Napoli është në nevojë të madhe për një lojtar me tipare ofensive dhe Lozano është një nga lojtarët që pëlqehet më së shumti nga drejtuesit e klubit.
Skuadra e Napoli raportohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën e PSV Eindhoven, por duket se situata ka ngecur në marrëveshjet personale me lojtarin.
Të drejtat e imazhit janë ato që po dalin të jenë problemi kryesorë që po pengojnë marrëveshjen mes Napoli dhe Lozano.
Mbetet të shihet se si do të ecin punët dhe nëse transferimi i meksikanit në Serie A do të konkretizohet.