Studimi: Njerëzit që hanë çokollatë të zezë, kanë më pak gjasa të jenë në depresion

Njerëzit që hanë rregullisht çokollatë të zezë kanë më pak të ngjarë të bien në depresion, kanë pohuar studiuesit.

Shkencëtarët pyetën më shumë se 13,000 njerëz në lidhje me konsumin e tyre të çokollatës dhe simptomat e depresionit.

Ata gjetën se vullnetarët që raportuan të hanin çokollatë të zezë, në mënyrë të konsiderueshme ishin më pak të predispozuar për të raportuar ndonjë shenjë klinike të depresionit.

Megjithatë, nuk ekzistonte ndonjë ndërlidhje e tillë midis vullnetarëve që raportuan se konsumonin qumësht ose çokollatë të bardhë, sipas ekspertëve.

Studiuesit e Kolegjit Universitar në Londër pranuan se nuk mund të provonin se çokollata e zezë e lufton depresionit dhe ekspertët thanë se duhen prova të mëtejshme për të vërtetuar një gjë të tillë.