Lojtari nuk stërvitet me Barcelonën, po bëhet gati për largim

Anësori Malcom ka munguar në stërvitjen e fundit të Barcelonës ditën e enjte, mes raportove për një largim nga ‘Camp Nou’.

Ylli brazilian duket se do të largohet nga Barcelona, për t’u transferuar në Rusi te Zenit St Petersburg.

Mundo Deportivo raporton se braziliani ishte fytyra më e madhe që mungoi në stërvitjen e fundit te katalanët, pasi atij i është dhënë leja për të biseduar me skuadrën ruse.

Malcom pritet të nënshkruajë marrëveshje pesë vjeçare me Zenitin.

Kujtojmë se ai është transferuar te Barcelona vetëm një vit më parë, nga Bordeaux.