Juventus e pranon se mund t’i dështojë transferimi i yllit të Liverpoolit

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, e ka pranuar se gjiganti italian mund të dështojë në transferimin e mesfushorit të Liverpoolit..

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, e ka pranuar se gjiganti italian mund të dështojë në transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Kontrata e mesfushorit gjerman skadon gjatë verës prandaj ai është i lirë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub jashtë Anglisë.

“Është e qartë se jemi të interesuar. Duam të tentojmë dhe ta sjellim në skuadër, por nuk mund ta bëjmë sepse momentalisht ka kontratë me Liverpoolin”, ka thënë Marotta për Premium Sport.

Ai ka zbuluar se Can mund të vazhdojë me gjigantin e Premierligës.

“Ai mund ta rinovojë kontratën dhe për më tepër edhe skuadrat tjera janë të interesuara për të”, ka shtuar ai.