• E mërkurë / Apr-24 06:34
  • Kontakt

Kosova, vendi me rritjen më të madhe në sport

Një nga sferat me të cilat Kosova krenohet më së shumti, është padyshim ajo e sportit.

Sportistët kosovarë kanë arritur që të korrin suksese të mëdha në sportet përkatëse, duke i bërë flamurit dhe hymnit tonë një vend edhe aty ku politika nuk ka arritur akoma.

Xhudoja padyshim qëndron si pika më e fortë e Kosovës, me Majlinda Kelmendin, Akil Gjakovën, Loriana Kuka e të tjerë të udhëhequr nga Driton Kuka, që po dominojnë arenën ndërkombëtare.

Përkundër sukseseve të mëdha, xhudoja mbetet pas futbollit kur vije puna tek vëmendja nga publiku. Por, edhe në futboll, Kosova ka qenë befasia më e këndshme e Ligës së Kombeve, duke fituar grupin e saj, me një progres të madh që nga ardhja e Bernard Challandes në krye të stolit.

Sipas një analize të gazetarit kosovar të sportit, Arben Berisha, Kosova është shteti me rritjen më të shpejtë në sport.

Me vetëm pesë vite si anëtare e Komitetit Internacional Olimpik, kosovarët kanë fituar tri medalje të arta dhe një të bronztë në lojërat e organizuara nga ky Komitet.

Kosova numëron medalje ari në: Lojërat olimpike, Lojërat Evropiane, Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj.

Gjithashtu, në sukseset e Kosovës numërohet edhe një medalje bronzi në Lojërat Olimpike për të Rinj.

Suksese priten edhe nga kombëtarja në futboll, ku gjasat janë reale për një kualifikim në Kampionatin Evropian.