Ceballos, Pepe e Tierney – Formacioni i mundshëm i Arsenal që po drithëron kundërshtarët

Skuadra e Arsenal ka pasur një javë mjaft aktive në merkaton e verës, duke goditur me disa emra të mëdhenj.

Fillimisht, ‘Gunners’ arritën të nënshkruajnë me Dani Ceballos të Real Madrid, i cili do t’i bashkohet skuadrës në formë huazimi, për një sezon.

Lëvizja më e madhe erdhi sot, ku sipas raportimeve, Arsenal kanë paguar 80 milionë euro për Nicolas Pepe.

Një nga emrat që është shumë afër nënshkrimit është edhe talenti premtues i Celtic, Kieran Tierney, i cili aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Me gjithë këta emra të ri, Arsenal mund të jetë pretendent për titullin, dhe jo vetëm për top katërshen.

Më  poshtë lajmi.net ua përcjell dy versione të mundshme se si Arsenal mund të rreshtohet sezonin tjetër, nën urdhrat e Unai Emery.

4-2-3-1: Leno; Bellerin, Sokratis, Holding, Tierney; Torreira, Xhaka; Pepe, Ceballos, Aubameyang; Lacazette.

4-3-3: Leno; Bellerin, Sokratis, Holding, Tierney; Torreira, Ceballos; Pepe, Ozil, Aubameyang; Lacazette.