Pas 10 viteve, thyhet rekordi i Micheal Phelps nga një 19-vjeçar

Pas 10 viteve, rekordi i Michael Phelps në 200 metra stil flutur është thyer në Botërorin e Notit që po mbahet në Gwangju të Koresë së Jugut.

Rekordi i një dekade është thyer nga 19-vjeçari Kristof Milak, i cili padyshim ishte befasia e këtij turneu.

Hungarezi dhuroi spektakël në ditën e katërt të kompeticionit dhe padyshim është e ardhmja e këtij sporti.

Në vitin 2009, Micheal Phelps kishte regjistruar kohën 1 minutë, 51 sekonda e 51 të qindat, ndërsa në Gwangju, fenomeni “Milak” distancën prej 200 metrash e përshkoi për 78 të qindat me shpejt (1’50″73).

Kristof Milak bëhet notari i parë i këtij mijëvjeçari që thyen një rekord botëror.