Barcelona – PSG: Gjithçka që duhet të dini për situatën e Neymarit

Barcelona – PSG: Gjithçka që duhet të dini për situatën e Neymarit

Neymari është kthyer në Paris është takuar me drejtuesit e Paris Saint-Germainit për ta diskutuar të situatën e tij aktuale, si dhe vendimin e tij për t’iu bashkuar skuadrës në përgatitjet parasezonale një javë me vonesë, edhe pse kampi i brazilianit pretendon se kështu kishte qenë planifikuar që nga fillimi.

Takimi mes Neymarit dhe Leonardos, drejtorit sportiv të PSG-së, ishte i shkurtë dhe lojtari më pas u stërvit ndaras skuadrës në kampin stërvitor të klubit francez, Camp des Loges.

Për këtë arsye, e ardhmja e Neymarit nuk është bërë ende e qartë dhe situata nuk ndryshoi pas këtij takimi. PSG-ja nuk ka marrë asnjë ofertë  për 27-vjeçarin, përderisa ka dyshime serioze se Barcelona së shpejti do t’i bëjë ofertë të mirë francezëve për ta blerë Neymarin.

Neymari duket shumë i sigurt se Barcelona do t’i vijë në ndihmë, veçanërisht pas intervistës së tij të fundit, ku tha se kujtimi më i mirë në karrierën e tij të futbollit është fitorja kundër PSG-së me Barcelonën.

Megjithatë, në Parc des Princes, drejtuesit janë të vetëdijshëm se nuk janë në pozitë për t’u tallur nga Barcelona apo Neymari. Nëse një ofertë nuk u pëlqen, ata nuk do ta shesin brazilianin. Neymari është i vetëdijshëm për fuqinë e PSG-së, kështu që shpresa e tij e vetme është që klubi francez t’i ulë kërkesat ose që Barcelona të arrijë t’i mbledhë paratë për ta financuar kthimin e tij në Camp Nou.

Marca raporton se strategjia e zakonshme e PSG-së kur vjen puna te ndëshkimi i futbollistëve është që t’ua ndalë atyre bonusin për mirësjellje për atë muaj, që në rastin e Neymarit bën që ai t’i humbë 375 mijë euro. Parisienët synojnë ta zgjidhin problemin për ndëshkimin e Neymarit sa më shpejt që të jetë e mundur.

PSG-ja nuk dëshiron që të ngjallë edhe më shumë spekulime për të ardhmen e sulmuesit, veçanërisht për interesimin e Barcelonës, pasi që besojnë se Neymari ka mundësi të qëndrojë në klub. Natyrisht, për të ndodhur kjo gjë, klubi duhet fillimisht t’i qetësojë marrëdhëniet me futbollistin.

E njëjta gjë mund t’i ndodhë Neymarit ai Adrien Rabiotit, i cili nuk pranoi të nënshkruajë kontratë të re në Paris dhe u detyrua të stërvitet me fëmijët e jo ekipin e parë, derisa u largua si transferim i lirë këtë verë. Megjithatë, drejtor sportiv i PSG-së në atë kohë ishte Antero Henrique e jo Leonardo.

Për Neymarin, pozita e tij në PSG nuk është e vetmja gjë që duhet të qartësohet. Ai mbetet i vetëdijshëm se i meriton 43.5 milionë eurot, që ishin të përfshira në rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën në vitin 2016. Klubi katalonas ia pagoi atij 20 milionë euro në momentin kur përfunduan negociatat, ndërsa pjesa e dytë duhet të paguhej më 31 korrik të vitit 2017.

Këtë shumë Neymari nuk e mori kurrë pasi që katalonasit ishin të bindur se ai do t’i bashkohej PSG-së, siç ndodhi dy ditë më vonë. Ndërkohë, Barcelona pretendon se 20 milionë eurot që ata i paguan duhet t’i kthehen pasi që ato ishin në rast se Neymari qëndronte në Camp Nou deri në fund të kontratës, që mbyllej në qershor të vitit 2022.

Por, jo vetëm e ardhmja se pagesa e bonuseve janë problemet me të cilat po përballet braziliani. Autoritet e taksave në Spanjë po ia kërkojnë atij 35 milionë euro për shkak të problemeve të tij financiare gjatë katër vjetëve në Barcelonë.

Së fundi, Neymari po përballet edhe më akuza për përdhunim nga një modele braziliane, Najila Trindade, në një hotel në Paris dhe për momentin është nën hetim nga sistemi i drejtësisë në Brazil.