Bayerni afër marrëveshjes me Ziyech

Bayern Munich duket se ka arritur ta fitojë garën për të nënshkruar me Hakim Ziyech.

Mesfushori ofensivë nga Maroku ka shkëlqyer në edicionet e fundit me fanellën e gjigantit holandez Ajax.

Ziyech luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe mund t’i mbuloj dy pozitat anësore në sulm.

Kampionët e Gjermanisë janë duke kërkuar sulmues krahu dhe Ziyech shihet si zëvendësuesi perfekt për Franc Ribery.


Sport Bild ka raportuar se Bayerni është shumë afër marrëveshjes me yllin e Kombëtares së Marokut.

Në anën tjetër Ajaxi ka pranuar se do ta lirojë lojtarin sapo të vijë një ofertë prej 40 milionë euro.

Kësisoj gjiganti gjerman duket se ka fituar garën me skuadrat tjera si Liverpool, Arsenal, Roma e Atletico Madrid për 26-vjeçarin.