Çfarë po ndodh, Atletico reagon fuqishëm dhe kërcënon Barçën pasi zyrtarizoi Griezmannin

Çfarë po ndodh, Atletico reagon fuqishëm dhe kërcënon Barçën pasi zyrtarizoi Griezmannin

Griezmann është lojtar i Barcelonës, por lufta do të vazhdojë mes klubeve – asgjë ende s’ka përfunduar.

Barcelona zyrtarizoi nënshkrimin me Antoine Griezmann, duke bërë të ditur se kanë paguar në La Liga shumën prej 120 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të francezit pas 30 qershorit.

Në lidhje me këtë ka reaguar Atletico Madrid, duke theksuar edhe një herë se duan 200 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin e tyre, duke qenë se Barcelona dhe Griezmann e kanë arritur marrëveshjen në muajin mars, kohë kur klauzola e largimit të tij ka qenë 200 milionë euro.

Antoine Griezmann, i përfaqësuar nga avokati i tij, është paraqitur në selinë e Ligës së Futbollit Profesional për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën që lidh lojtarin me Atletico Madrid, pasi ka depozituar FC Barcelona në emër të lojtarit shumën prej 120 milionë euro Atletico Madrid e konsideron të pamjaftueshme shumën e depozituar për të aktivizuar klauzolën e largimit, për shkak të kompromisit që lojtari dhe Barcelona kanë arritur para se klauzola të ulet nga 200 milionë në 120 milionë. Marrëveshja mes tyre ishte edhe para datës në të cilën klauzola u ndryshua në komunikimin që lojtari bëri më 14 maj duke njoftuar largimin e tij nga klubi“.

Atlético de Madrid beson se përfundimi i kontratës ka ndodhur para fundit të sezonit të kaluar për shkak të ndodhive, akteve dhe demonstrimeve të kryera nga lojtari dhe prandaj ai ka lluar procedurat që ai e konsideron të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tij legjitime”, përfundon deklarata.