Coutinho preferon kthimin te Liverpooli para transferimit te PSG-ja

Ylli brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho thuhet se do të zgjedh shansin për një kthim te ish-skuadra e tij, Liverpooli.

Barcelona thuhet se ka njoftuar këtë javë agjentin e Coutinhos, Kia Joorabchian se po planifikojnë ta shesin lojtarin këtë verë.

Skuadrat e interesuara për yllin brazilian nuk mungojnë si Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

Megjithatë, sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Coutinho e pranon se duhet të largohet dhe do të preferonte të kthehej në Liverpool.


PSG është në kontakt me Joorabchian dhe Coutinho nuk përjashton një lëvizje në Paris, por prioritet i tij thuhet se janë Reds.

Nga ana e tyre, Barcelona është e gatshme të shesë brazilian për një shifër prej 100-110 milionë eurosh.