Bayerni po e mendon rikthimin e Mandzukicit

Bayerni po e mendon rikthimin e Mandzukicit

Bayern Munich po e konsideron rikthimin e Mario Mandzukicit në Allianz Arena nga Juventusi.

Sulmuesi kroat u transferua te skuadra gjermane në vitin 2014 nga Atletico Madridi, para se të transferohej një vit më vonë te Zonja e Vjetër.

Por, sipas asaj që raporton Sport Bild, kampioni i Serie A po mendon që ta shesë në këtë verë 33-vjeçarin, pasi po shkon drejt përfundimit të karrierës së tij.

Bavarezët thuhet se janë të interesuar në ritransferimin e Mario Mandzukicit, derisa skuadra torinase kërkon rreth 13 milionë euro.

Kroati shihet si mbështetës i Robert Lewandowskit në sulm dhe si opsion në krahët e sulmit, por që natyrisht se rikthim i i tij në Bundesligë do të ishte befasi.