Edhe zyrtarisht, Ozil nuk është në agjendën e Fenerbahces

Edhe zyrtarisht, Ozil nuk është në agjendën e Fenerbahces

Mesut Ozil ishte raportuar se do të largohet nga skuadra e famshme angleze e Arsenalit.

Futbollisti gjerman thuhej se shumë shpejt do të transferohet te ekipi turk, Fenerbahce, e cila së fundi ka blerë kartonin e sulmuesit prizrenas, Vedat Muriqi.

Por, duke parë thashethemet e mediave turke gjithnjë e në rritje, ka bërë që të reagojnë “kanarinat e verdha” duke përgënjeshtruar shkrimet e fundit.

“Në javët e fundit, dhe sidomos në ditët e fundit, ka lindur nevoja që të reagojmë rreth lajmeve për interesimin tonë rreth Ozilit”.

“Fenerbahce nuk ka marrë ndonjë iniciativë për Mesut Ozilin. Nën kushtet aktuale ekonomike, një hap i tillë nuk është i mundur për të dyja palët”, shkruan në njoftimin e klubit.

Ndryshe, Feneri është duke u munduar që të përforcojë radhët e veta pas një sezoni dështues, ku në javët e fundit siguruan mbijetesën në Superligën e Turqisë.