A transferon Messi futbollist te Barcelona? Bartomeu kërkon nga të gjithë që të shuhet ky trillim

Frenkie de Jong është prezantuar si futbollist i Barcelonës.

I pranishëm me mesfushorin holandez në prezantim ka qenë edhe presidenti i kataluansve, Josep Maria Bartomeu.

Numri një i Barcelonës ka folur edhe për transferimet e mundshme të Anotine Griezmann e Neymar JR.

Por në një moment ai është përgjigjur në pyetjen nëse është kapiteni Lionel Messi ai që transferon futbollist te Barcelona.


Bartomeu ka deklaruar se Messi është vetëm kapiten i klubit dhe nuk merr vendime për transferime të lojtarëve.

“Tash e disa vite thuhet se Messi transferon futbollist, por kjo nuk është e vërtetë. Shpresoj që të shuhet kjo trillim”, deklaroi Bartomeu.

Mediat spanjolle kanë raportuar se është pikërishtë Messi ai që ka kërkuar me ngulm rikthimin e Neymarit në Camp Nou.