Jose Mourinho ka njoftuar se Manchester United ende nuk ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez.
Po ashtu, njësoj vlen edhe për mundësinë e ardhjes së Henrikh Mkhitaryan te “Red Devils”.
“Nuk ka asgjë të re”, ka thënë Mourinho.
“Mendoj se është e qartë se të gjithë e dinë se jemi afër dhe sidomos kur trajneri i Arsenalit flet aq haptas, prandaj nuk ka kuptim ta fshehim apo mohojmë, por marrëveshje nuk ka ende”, ka shtuar ai.