Salah vendos të qëndrojë te Liverpool, refuzohen dy oferta të larta nga Real Madrid dhe Juventus

Mohamed Salah ka vendosur të qëndroj te Liverpooli, së paku edhe për një stinor.

Sulmuesi egjiptian ka refuzuar largimin nga The Reds, edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar.

Dy skuadrat e mëdha evropiane, Real Madrid dhe Juventus kanë shprehur gatishmëri për transferimin e tij.


The Sun ka raportuar se të dyja skuadrat ishin të gatshme të paguanin deri në 170 milionë për transferimin e egjiptianit.

Por dëshira e lojtarit ka qenë për të mbetur edhe më tej në Anfield dhe ka refuzuar largimin.

Kësisoj The Reds me yllin kryesor Mohamed Salah do të tentojnë vitin tjetër ta fitojnë Ligën Premier.