Salah drejt largimit, Klopp mendon ta zëvendësojë me Pepen

Trajneri gjerman Jurgen Klopp po e dëshiron transferimin e yllit të Lilles, Nicolas Pepe.

Sulmuesi afrikan ka shkëlqyer këtë edicion në Ligue 1 me fanellën e Lille, duke shënuar 23 gola e duke bërë 12 asuistime.

Le 10 Sport ka raportuar se Liverpooli është duke rivalizuar me Bayern Munichun dhe Manchester Unitedin për anësorin.


Skuadra franceze Lille kërkon 80 milionë euro për ta shitur 24-vjeqarin dhe Pepe po tërheq interesin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Flitet se nga The Reds mund të largohet Mohamed Salah që po kërkohet nga Real Madrid dhe Liverpool e shohin Pepen si zëvendësuesin adekuat të tij.

Liverpool besohet se ka ofruar deri më tani 60 milionë euro, por ende nuk ka marrë përgjigje nga Lille që po pret ofertat tjera para se të vendos për të ardhmen e yllit të tyre.