Plani i Man Utd për Sanchezin

Manchester United synon ta sigurojë transferimin e Sanchezit para ndeshjes së ardhshme ndaj Burnleyt.

Manchester United është në prag të zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

“Daily Express” shkruan se “Red Devils” kanë përshpejtuar përpjekjet për blerjen e yllit kilian.

Plani i klubit nga Old Trafford është ta sigurojë transferimin e Sanchezit para ndeshjes së ardhshme ndaj Burnleyt, në Premierligë, përcjell “lajmi.net”.

Sanchez ka zgjedhur ekipin e Jose Mourinhos, përkundër interesimit nga rivali i Premierligës, Manchester City.