Nënkryetari i Partizanit të Beogradit i del në mbrojtje figurës së Fadil Vokrrit

Nënkryetari i Partizanit të Beogradit i del në mbrojtje figurës së Fadil Vokrrit

Ndeshja Mali i Zi-Kosovë u shoqërua nga një “rrebesh” polemikash sa i përket largimit të trajnerit Ljubisa Tumbakovic, serb, që nuk pranoi të ndeshej përballë Kosovës, teksa tri lojtarët, Kosovic, Sekic dhe Jankovic nuk bënë të njëjtin veprim, edhe pse gjithashtu serbë.

Tifozët e Partizanit Beogradit “Grobari”, me në krye sigurisht Ivan Bogdanov, personazhi i shëmtuar që shkaktoi trazira në Itali, por që zbriti në fushë dhe në Serbi-Shqipëri, kishin ekspozuar në stadiumin e basketbollit këtë pankardë me mesazh: “Kosovic, Sekic dhe Jankovic ruani veten kur kaloni në afërsi të varrmihësve”.

Kështu, zëvendëspresidenti i Partizanit, Vladimir Vuletiç ka kritikuar ashpër tifozët e klubit të tij.

“ Të nderuar fansa të Partizanit. Për mua, ekzistojnë njerëz dhe jo njerëz. Kjo është protestë e imja personale kundër këtij mbishkrimi të turpshëm. Mbështetje e plotë të gjithë lojtarëve të mëparshëm dhe të tanishëm Partizanit, Fadil Vokrrit për Aleksandra Shekiçit”, ka pohuar Vuletiç.

Ai ndër të tjerash ka publikuar edhe një imazh në rrjetet sociale teksa shihet në krah të ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit.