• E mërkurë / Aug-21 00:48
  • Kontakt

Eksperti Amerikan: Vrasësi i Ivanoviqit nuk do të zbulohet

Eksperti i SHBA John Shindler në analizën e tij për “Observer” ka shprehur frikën se vrasësi i Oliver Ivanoviqit nuk do të zbulohet kurrë.

Ai në një analizë të publikuar ka shkruar se vrasja e Ivanoviqit është bërë nga ana e modelit klasik që po përdoret në Evropë, duke shkaktuar probleme në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, duke bërë të paqartë se si do të vazhdoj dialogu.

Që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, “Observer” shkruan se autoritetet serbe nuk mund të pajtohen me faktin se në luftën e atëhershme humbi krahinën e saj jugore.

Lufta e humbur pas bombardimeve të NATO-s qoi në rënien e Sllobodan Millosheviqit. Rënia dhe krijimi i një rendi të ri politik e dërgoi Serbinë më afër BE-së, duke bërë të mendohet se probleme i disa shekujve mes serbëv dhe shqiptarë po zgjidhet, por me vrasjen e Ivanoviqit ky problem po kthehet me disa hapa prapa.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic posa dëgjoi për vrasjen e cilësoi si akt terrorist, duke thirrur menjëherë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe anuloi takimin që kishte në Bruksel me palën kosovare, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

“Kush ishte me të vërtet Oliver Ivanoviq? Sigurisht një burrë me shumë armiq, ai nuk ishte më i preferuari në mesin e shqiptarëve por as në atë të serbëve”, shkruan eksperti amerikan, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, shqiptarët e urrenin Ivanoviqin për përfshirje në krimet e supozuara të vitit 1999, për çka ai ishte dënuar. Në kohën kur u vra Ivanoviq, pritej të niste një gjykim i ri, pasi ndaj tij u paraqit edhe një ankesë.

“Ivanoviq nuk ishte më i popullarizuar nga serbët, pasi që ishte i gatshëm të negocionte me politikanët serbe në lidhje me statusin e Kosovës. Në fund ai e pranoi realitetin e Kosovës dhe mbi të gjitha drejtin e pakthyeshëm të saj, që gjë shumë në Beograd nuk e pranonin”,  shkruan tutje eksperti Shindler.

“Megjithatë, sot Evropa Juglindore është vendi më e rrezikshëm se sa ishte në vitin 2003. Ndikimi rus në këtë pjesë të Evropës është rritur tepër, veçanërisht në Serbi dhe Bosnje, ndërsa që Rusia mbështet serbët në veri të Kosovës nuk është më sekret”, shkruan tutje “Observer” .