Aubameyang – Arsenal, u kry!

Marrëdhëniet e Aubameyang mes Borussian e Dortmundit janë “thyer” prej kohësh.

Pierre-Emerick Aubameyang është shumë pranë kalimit tek Arsenali në Premier League. Babai dhe njëkohësisht menaxheri i 28-vjeçarit ka udhëtuar drejt Londrës për të biseduar rreth ofertës së “topçinjve”, që kërkojnë një zëvendësues ideal për Alexis Sanchez, praktikisht i larguar në këtë merkato dimri.

Marrëdhëniet e Aubameyang mes Borussian e Dortmundit janë “thyer” prej kohësh. Gjatë 14 muajve të fundit, sulmuesi me origjinë nga Gaboni ka marrë në tre raste masë ndëshkimore për thyerje të disiplinës, duke humbur tri ndeshje, një në Champions dhe dy të tjera në Bundesligë. Sulmuesi është i vendosur për t’u larguar, madje i mori pushimet dimërore ende pa u luajtur sfida e fundit e 2017-ës, ku mund të ishte të paktën për mbështetje morale, transmeton “Supersport.al”.

Ditët e fundit mediat kanë zbuluar edhe emra të ndryshëm për zëvendësimin e Aubameyang, si Giroud, apo Michy Batshuayi. Gjithsesi, blerja e Aubameyang nga Arsenali varet edhe nga shitja e Sanchez. Sapo të zyrtarizohet “divorci” me kilianin, drejtuesit e Arsenalit nuk do të mendohen gjatë për të blerjen e sulmuesit të Gabonit.