''Ivanoviq është viktimë e pushtetit të Beogradit''

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se nga Beogradi dhe njerëzit rreth Listës Serbe në veri të Kosovës është krijuar një klimë pasigurie.

Mushkolaj, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se politikani serb i veriut, Oliver Ivanoviq është viktimë e

“Kur them viktimë e pushtetit të Beogradit, nuk është me rëndësi kush ka qenë dorasi. Them se është viktimë e Vuçiqit, për shkak të gjitha qasjeve që i ka pasur ai ndaj Ivanoviqit”, tha ai.

“Mos të harrojmë se Ivanoviqi është luftuar nga Beogradi qe një kohë të gjatë. Pikërisht para katër vitesh ishte vrarë Dimitrije Janiqijeviq, asambleist komunal nga partia e Ivanoviqit dhe ajo vrasje ende nuk është ndriçuar”, tha Mushkolaj, duke thënë se nuk ishin marrë seriozisht paralajmërimit dhe deklaratat e Ivanoviqit, pas daljes nga burgu, për rrezikun që i kanosej ji vetëm atij por veriut.

“Ai thoshte se ne veri mbretëron një kaos i përgjithshëm dhe se atje jeta është e kriminalizuar… Pas daljes nga burgu gjithashtu ai ka thënë se burgun nuk e ka nga shqiptarët, por nga serbët”, tha Mushkolaj.