Juventus nuk ka dyshime në lidhje me zëvendësuesin e Gianluigi Buffon.
Portieri dhe kapiteni i “Bianconerëve” ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni.
Por, skuadra kampione nga Serie A e ka gati pasardhësin e tij”.
Mediat italiane raportojnë se drejtori i përgjithshëm, Giuseppe Marotta nuk është në kërkim të një portieri të ri sepse ka besim të plotë te Wojciech Szczesny për pasardhës të Buffonit në portën e Juventusit.