Ronaldo kërkon largimin nga Real Madrid, ja çfarë ka bërë Perez

Cristiano Ronaldo po shkon drejt largimit nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Real Madrid ka një problem të ri me sulmuesin Cristiano Ronaldo.

E përditshmja portugeze “Record” ka bërë të ditur se Ronaldo ka përsëritur kërkesën e tij për largim nga Santiago Bernabeu.

Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, nuk ka vonuar as reagimi nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, përcjell.

Perez ka njoftuar zyrtarët e tjerë të klubit se është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për shitjen e Ronaldos.